S A 2019-04-09T12:43:23+02:00
Draganço Stoimenov, i njohur me nofkën “Daco Belski”, i është shqiptuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, këtë vendim e ka sjell sot gjykata e Koçanit me kërkesë të Prokurorisë. Prokurori publik përgjegjës ka kërkuar paraburgim përshkak të rrezikut për arratisjen e të njëjtit dhe ndikimin e mundshëm mbi dëshmitarët.
Stoimenov është i njohur si ish-truproja e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Ai është i dyshuar se në janar të këtij viti në një lokal të quajtur “AQUA” në qytetin e Koçanit me armë zjarri ka lënë të plagosur 33 vjeçarin Dragan Zdravev i njohur si DAÇ.
Ai po ngarkohet për veprën penale tentim për vrasje. Muajt e kaluar i akuzuari ishte në arrati, deri kur mbrëmë me vetë dëshirë kishte vendosur që të dorëzohet para autoriteteve.
Loading…