Deri më 10 gusht agjencitë turistike mund të regjistrohen në platformën “Pushime në vend” për shfrytëzimin e vauçerëve

Deri më 10 gusht agjencitë turistike mund të regjistrohen në platformën “Pushime në vend” për shfrytëzimin e vauçerëve

Agjencitë e licencuara turistike që duan të punojnë me vauçerë për turizëm, deri më 10 gusht të këtij viti mund të regjistrohen në mënyrë plotësuese në platformën “Pushime në vend”, njoftoi Ministria e Ekonomisë.

Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçerë për turizëm, përveçse në kapacitetet për akomodim do të mund t’i përdorin vauçerët edhe përmes agjencive turistike që do të regjistrohen në platformën.

– Në përputhje me Dekretin me fuqi të ligjit për dhënien e vauçerëve për turizëm për personat e punësuar me të ardhura të ulëta për shkak të nxitjes së turizmit vendor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjitha agjencive të licencuara turistike që duan të punojnë me vauçerë për turizëm, në kuadër të ofertave të tyre për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përfshijnë edhe mundësinë për rezervim me vauçerë për turizëm të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë përmes platformës domasiedoma.gov.mk. Për këtë qëllim, agjencitë turistike do të duhet të regjistrohen në platformën domasiedoma.gov.mk (link për lajmërim https://domasiedoma.gov.mk/register-form/) në mënyrë që të merret qasje në platformën deri më 10 gusht të vitit 2020, bën të ditur Ministria.

Në mënyrë që të përmbushen kushtet për qasje deri te platforma, agjencitë turistike duhet të kenë licencë të vlefshme për punë të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe ta vendosin në platformën.

Agjencitë që paraprakisht janë lajmëruar në platformën „Pushime në vend“, ndërsa i përmbushin kushtet (kanë licencë të vlefshme) do të aprovohen në mënyrë automatike nga Ministria e Ekonomisë.

– Agjencitë turistike në kuadër të ofertave mund të ofrojnë akomodim, ndërsa edhe të përfshijnë shërbime plotësuese si transport deri te qendrat turistike, ekskursione, ciceronë, shëtitje. Gjatë realizimit të vauçerit përmes agjencisë turistike, agjencitë duhet të kenë kontrata të lidhura me objektet për akomodim (të kategorizuar). Agjencia turistike duhet të mbajë evidencë për secilin përdorues të vauçerit edhe atë: emër dhe mbiemër të bartësit të vauçerit, terminin kur përdoret vauçeri dhe emrin e objektit në të cilin përdoret vauçeri. Nëse agjencia turistike ofron aranzhime, në kontratën për aranzhim duhet të qëndrojë emri dhe mbiemri i bartësit të vauçerit, termini dhe koha kur i njëjti do të përdoret dhe në cilin objekt, sqaron Ministria.

Аgjencitë turistike do të dorëzojnë në Ministrinë e Ekonomisë faturë për pagesën e vauçerëve të shfrytëzuar për turizëm me shtojcë (listë me kodet nga vauçerët për turizëm dhe emër dhe mbiemër të bartësit të vauçerit, emrin e objektit ku personi ka qëndruar dhe kontrata me objektet e hotelerisë dhe objektet për akomodim ku janë përdorur vauçerët). Me këtë mundësi, përveç agjencive turistike, Ministria u de në ndihmë edhe qytetarëve të cilët kanë vauçerë për turizëm që të mund t’i përdorin për më shumë shërbime përmes agjencive turistike siç është transporti deri te vendet turistike.

Për 20 ditë qëkur filloi masa me vauçerë për turizëm vendor deri sot janë shfrytëzuar mbi 8.400 vauçerë. Vauçerët qytetarët do të mund t’i përdorin deri më 15 dhjetor të vitit 2020.

Vauçer për turizëm u jepet personave të punësuar me të ardhura të ulëta për shkak të shërbimit të shfrytëzuar turistik dhe hotelier të akomodimit ose shërbim të akomodimit dhe ushqimit në objekte të kategorizuara hoteliere për akomodim dhe përmes ofruesve të shërbimeve turistike, ushtrues të regjistruar të veprimtarisë turistike.