Përdoruesit e shërbimeve të NP Uji dhe kanalizime -Shkup dhe NP Higjiena komunale- Shkup që kanë borxh për ujë të konsumuar dhe mbeturina (të paditur dhe të rregullta) do të kenë mundësinë ta paguajnë borxhin pa interes të llogaritur për pagesë të vonuar.
Borxhet pa interes mundë të paguhen nga 15 tetori deri më 3 nëntor në 24 këste mujore, në varësi të shumës së borxhit, thonë nga NP Uji dhe Kanalizimet./alsat-m/