Derisa të gjithë flasin për talentin e Zaniolos, faqet rozë shkruajnë për nënën e tij të bukur

Nicolo Zaniolo është sensacioni i momentit në botën e futbollit. Lojtari i Romës i shënoi dy gola në fitoren ndaj Portos në Ligën e Kampionëve duke bërë që mediat kryesore të shkruajnë për talentin e tij.

Në ndërkohë, vëmendjen e faqeve rozë e ka marrë nëna e tij, e cila ishte e pranishme në tribuna e Stadio Olimpico në kryeqytetin italian.

Jemi mësuar që në botën e sportit të flitet vazhdimisht për bukurinë e “WAG’s” (që është akronim për gratë dhe të dashurat e sportistëve të profilit të lartë).

Francesca Costa (Foto: Instagram/Fracc77)

Mirëpo, në rastin e Francesca Costas, është fjala për një nënë, e cila mund t’u bëjë konkurrencë edhe partnereve më të bukura të sportistëve.

Francesca është nëna e talentit 19-vjeçar, Nicolo Zaniolo. Ajo është 41 vjeçare dhe duket shumë bukur.

Lexo po ashtu:

Francesca Costa (Foto: Instagram/Fracc77)

Ajo ka një figurë mbresëlënëse trupore dhe e vë në pah përmes imazheve që i publikon në Instagram, ku numëron mbi 136 mijë ndjekës.

Babai i Zaniolos është Igor Zaniolo, një ish-futbollist, i cili ka luajtur për shumë vite në Serie B dhe Serie C. /Telegrafi/

TAGS