Dermatologët zbulojnë: Kur bëni dush, me sapun lani vetëm këto pesë pjesë trupi!

Dermatologët zbulojnë: Kur bëni dush, me sapun lani vetëm këto pesë pjesë trupi!

Dushi është për secilin rutinë ditore, ndërkaq mjekët kanë paraqitur mendimet e tyre sa herë në ditë duhet larë

Dushi është ritual të cilin të gjithë e praktikojmë dhe i cili është pjesë përbërëse e jetëve tona. Mirëpo, ndonjëherë shtrohet pyetja sa herë në ditë duhet të bëjmë dush, transmeton Telegrafi.

Dermatologu nga Munihu, Kristof Leibich, ka paraqitur mendimin e vet dhe ai është dush vetëm një herë në ditë. Me të është pajtuar edhe dermatologia UtaScholoserger.

“Edhe unë kam dëshirë të bëj dush dy herë në ditë, mirëpo kjo nuk është e rekomanduar. Lëkura e ndjeshme kërkon larje më të rrallë”, thotë ajo.

Dy deri tri herë në javë është e mjaftueshme.

Dermatologu Liebich këshillon të përdorni sapunët neutralë pH, në mënyrë që të mos shkatërroni shtresën mbrojtëse të lëkurës.

Uta Schloserger ka theksuar që me sapun duhet t’i lani vetëm këto pesë pjesë të trupit:

– nënsqetullat,
– shuplakat,
– shputat,
– mesin e stomakut, dhe
– shpinën.

Kur është fjala për pjesët e tjera të trupit, ekspertët këshillojnë të përdorni lecka të njomura. Gjithashtu, temperatura e ujit nuk bën të jetë më e lartë se 35 gradë Celsius, në mënyrë që të mos e thani lëkurën.

Larja e flokëve

Larja e përditshme nuk është e dëmshme, mirëpo rekomandohet që të shmangni shampo me shumë përbërës. /Telegrafi/

TAGS