Deschamps i kundërpërgjigjet Lampardit

Deschamps i kundërpërgjigjet Lampardit
14:59 | 3 Tetor 2019

Didier Deschamps i është kundërpërgjigjur kërkesës së Frank Lampard për të mos e ftuar N’Golo Kante me kombëtaren e Francës.

Kante ka munguar tash e disa kohë për skuadrën e Chelsea si pasojë e një lëndimi, kështu që Lampard i ka kërkuar selektorit të Francës që të mos e ftojë mesfushorin në grumbullimin e ardhshëm.

Por, kundërpërgjigja e Deschamps ishte tejet interesante, duke përfshirë edhe Olivier Giroud në këtë mes.

“Lampard më kërkoi që të mos e ftojë Kante në grumbullimin e ardhshëm. Ndoshta unë duhet ta telefonojë dhe t’i them t’i jap më shumë minuta Giroud” ka thënë trajneri, Deschamps, transmeton lajmi.net.

Me Lampard në krye të stolit të ‘Bluve’, Giroud ka humbur minutat e tij, me Tammy Abraham që shihet si zgjedhja e parë. /Lajmi.net/

TAGS