18 Mars 2019 / 11:58
Profesori universitar Dejan Mickoviç, i cili ka dëshmuar, në rastin e PSP-së “Maxhar Telekom”, në Maqedoni por edhe në Amerikë, është kërcënuar vazhdimisht. Ai gjatë periudhës 2004-2006, ka ushtruar detyrën e kryetari të drejtorëve të Telekomunikacionit të Maqedonisë.
Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Penale, është përgjigjur pyetjeve të Prokurores Lile Stefanovska, midis tjerash ka sqaruar edhe për kërcënimet që i janë adresuar.
Porosi me përmbajtje kërcënuese kam pranuar nëpërmjet e-mail adresës time para dëshmisë dhe për këtë e pata njoftuar ish Prokurorin Publik Republikan, Lubço Shfrgovski, por edhe hetuesin amerikan. Më pas me këto porosi e kam njoftuar edhe prokurorin i cili udhëhiqte me rastin në Maqedoni, Marko Zvrlevski, ka thënë dëshmitari.
Ai ka sqaruar se gjyqtari federal amerikan i cili ka udhëhequr me rastin, ka sjell vendim që të trajtohet si dëshmitar i rrezikuar dhe dëshmitë e tij të mos publikohen gjatë procedurës.
Gjatë pyetjes së Prokurores Lile Stefanovska se a është vërtetuar se nga kush është rrezikuar, dëshmitari u përgjigj:
Jo, nuk është vërtetuar megjithatë edhe përskaj porosive kam dëshmuar gjithmonë kur jam ftuar.
Loading…