Dështimi ndaj Watford, ja fjalët e kapitenit Xhaka

Dështimi ndaj Watford, ja fjalët e kapitenit Xhaka
23:15 | 15 Shtator 2019

Mesfushori i Arsenalit Granit Xhaka pranoi se ai dhe shokët e tij të skuadrës u ‘frikësuan’ në pjesën e dytë ndaj Watford të dielën, duke i lejuar ‘Hornets’ të marrin një barazim 2-2.

‘Topçinjtë’ morën një epërsi prej dy golave në pjesën e parë falë një dopiete nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Dy gabime mbrojtëse në periudhën e dytë bën që ndeshja të përfundonte baras 2-2, me vendasit që dominuan gjithçka gjatë 45 minutëshit të dytë, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer, kemi pasur një pjesë të parë të mirë dhe më pas dolëm dhe luajtëm aq keq në pjesën e dytë”, tha ai për BBC Sport.

“Ne kemi paguar për këtë”.

“Ne e dinim se ata nuk kishin asgjë për të humbur dhe ata do të sulmonin, por ne nuk e treguam lojën tonë, ishim shumë të frikësuar, askush nuk e dëshironte topin”, u shpreh Xhaka. /Lajmi.net/ 

TAGS