Dështon shpallja publike për mbështetje financiare të kompanive ajrore.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve sërish e anuloi shpalljen publike për mbështetje financiare të kompanive ajrore që u publikua më 13 shtator të këtij viti. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot në konferencën për media në Qeveri, informoi se deri në afatin përfundimtar është dorëzuar ofertë vetëm nga Vizer, por ajo nuk përshtatet me kushtet dhe kriteret në tender. Kompania ajrore Vizer ka dorëzuar ofertë në të cilën të gjitha katër destinacionet nga aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, planifikon t’i vendos në gusht të vitit 2019 që është në kundërshtim me një prej kritereve në tender, përcjell MIA.

“Në shpallen publike qartë qëndron se kompania ajrore e ka për obligim deri më 10 janar të vitit 2019 të vendos dy linja nga aeroporti në Ohër edhe dy në afat prej një vitit nga nënshkrimi i marrëveshjes. Kompania ajrore Vizer ka ofruar të gjitha katër destinacionet t’i vendos në gusht të vitit 2019. Për shkak kësaj, komisioni ka konstatuar se kushtet nga shpallja publike nuk janë plotësuar dhe ka dhënë rekomandim kjo shpallje të anulohet. Kjo gjendje faktike nuk me lenë asnjë mundësi tjetër përveç në mënyrë konsekuente duke e respektuar dekretin dhe shpalljen publike sërish ta anuloj edhe këtë procedurë”, theksoi Sugareski.

Ai shtoi se Qeveria mbetet konsekuente në masën për mbështetje financiare për kompanitë ajrore të cilat do të ofrojnë destinacione të reja për qytetarët e Maqedonisë dhe se mjetet për subvencionim tashmë janë paraparë në buxhetet. Ministri informon se në procedurë urgjente do të dorëzojë deri te Qeveria informacion me të cilin në afat të shkurtër do të miratohet dekreti i nevojshëm dhe menjëherë pas kësaj Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të publikojë shpalljen e re publike. “Kriteret dhe kushtet nuk do t’i ndryshojmë, ato do të jenë të njëjta si në shpalljen publike paraprake”, theksoi Sugareski. Ai potencoi se nuk ka asnjë tentim në anulimin e tenderit dhe i hodhi poshtë spekulimet se tender.

TAGS