Dështon Spalleti, Milan takohet me këtë trajner

Dështon Spalleti, Milan takohet me këtë trajner
11:54 | 8 Tetor 2019

Stefano Pioli pritet të takohet sot me Milanin përpara se të bëhet trajneri i tyre i ri.

Milano është drejtuar te Pioli pasi Interi refuzoi të përmbushë kërkesat e Luciano Spalletti për shkëputjen e kontratës.

Gazzetta dello Sport raportn se sinjalet janë pozitive midis klubit dhe trajnerit dhe se një takim ballë për ballë do të zhvillohet të martën, përcjell lajmi.net.

Pasi kjo të mos prishë punë dhe të konfirmohet shkarkimi i Marco Giampaolo, Milan  mund ta emërojë zyrtarisht 53-vjeçarin.

Pioli është me përvojë shumë në nivelin e Serisë A ku ka drejtuar skuadra si Chievo, Bologna, Lazio, Inter dhe Fiorentina.

Arritja më e madhe e tij është dërgimi i Lazios në Ligën e Kampionëve në 2015 dhe u vlerësua për punën e tij për të mbajtur të bashkuar Fiorentinën pas vdekjes tragjike të kapitenit Davide Astori vitin e kaluar. /Lajmi.net/ 

TAGS