Dështuan

Dështuan

Sipas raportimeve të fundit, fondi nga Arabia Saudite që ishte i interesuar për të marrë Newcastlen, tani ka kthyer vëmendjen nga Milani.

Pak ditë më parë, fondi nga Arabia Saudite njoftoi se ishte larguar nga interesimi për të marrë në pronësinë e tyre Newcastlen. Shkaku i prishjes se marrëveshjes me dy palëve ishin të drejtat televizive.

“Bein Sports”, që ka të drejtat e Premier Ligës në Katar, i kishte kërkuar autoriteteve në Angli të mos aprovonin shitjen e Newcastle te investitorët arabë.

Këta të fundit, me në krye sheikun Jasir Al-Rumajan, tashmë kanë kthyer vëmendjen e tyre nga një klub akoma edhe më i madh siç është Milani. Arabët interesohen për të marrë në pronësinë e tyre Milanin, ku si qëllim do të kishin padyshim ngjitjen e skuadrës në nivele të larta. Në rast se kjo do të ndodhte atëherë Milani do të bëhej klubi më i pasur në gjithë botën.

Megjithatë këto janë vetëm lajme që qarkullojnë, në ditët e ardhshme pritet të jemi më të qartë, nëse realisht ka një interesim apo janë thjesht zëra…