Detaj shokues nga ngjarja në Kombinat, ekspertiza: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar. E kishin mbështjellë…

Detaj shokues nga ngjarja në Kombinat, ekspertiza: Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar. E kishin mbështjellë…

Një ngjarje në kufijtë e imagjinatës që nuk mund të lërë indiferent të madh e të vogël. Një ngjarje horror, ku dëshmitë dhe hetimet e konfirmojnë një gjë të tillë.



Një tjetër detaje shokues është mësuar nga kjo ngjarje. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.
Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë.
“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës dje në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.