Detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar

Detaje nga aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar

Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilanci i aksidentit të sotëm që ndodhi tek pika e pagesës rrugore në Tetovë, nga ana e Gostivarit. Rasti ka ndodhur në orën 06 e 45 minuta, ndërsa të parët për të ndihmuar të aksidentuarit, kanë arritur njësiti mobil i Rrugëve të Maqedonisë dhe urgjenca e Tetovës, thotë përgjegjësi i pik pagesës së Tetovës, Berzah Bejtullahu.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6 e 43 minuta, të parët ishin punëtorët e Rrugëve të Maqedonisë, që intervenuan për të mos pasur pasoja më të mëdha, sepse në veturën mercedes ka shpërthyer zjarr. Kemi arritur ta shuajmë zjarrin që u hap aty, pastaj arritën mjeku dhe ndihma e shpejtë dhe konstatuan vdekjen e zonjës, ndërsa të lënduarit u përcollën në spitalin klinik të Tetovës. Shkaqet, nga ajo që duket është shpejtësia e veturës mercedes, por këtë do e vërtetojnë organet – deklaroi Berzah Bejtullahu, përgjegjës i pikë-pagesës rrugore.

“Ne me dy automjete dhe me dy automjete dhe ekipe në shpejtësi të madhe. Arritën këtu dhe hasëm në një tmerr të vërtetë, pra ndeshje e rëndë. Në veturën e parë kishte katër të lënduar që u nxorën nga ne dhe punonjësit e pikë-pagesës dhe u dërguan me ambulanca për mjeki, ndërsa në veturën e dytë që drejtohej nga një femër u dash që të pritet nga ana jone me mjete sepse dera ishte e mbyllur. Pamë se vozitësja kishte ndërruar jetë, premë derën dhe nxorëm viktimën jashtë”, u shpreh Uka Aliti, zjarrfikës.

Deri tek përplasja ka ardhur për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën është futur në pikë pagesë vetura e tipit mercedes me tabela të Ohrit, e drejtuar nga 51 vjeçarja B. D. S., nga Kërçova, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Nga përplasja, me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetë, përfundojnë katër personat të tjerë që kanë qenë në veturën e tipit tuareg, të drejtuar nga 37 vjeçari, A.K., nga Dibra.

Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës dhe po mbahen për kurim të mëtejshëm, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe SPB e Tetovës, nga ku thonë se, janë duke u kryer hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit dhe shkaktarin e aksidentit.

Bashkim Sulejmani

Loading…

TAGS