Detaje nga përleshja e mbrëmshme në Kumanovë mes policisë dhe personit

Detaje nga përleshja e mbrëmshme në Kumanovë mes policisë dhe personit

Detaje të reja vijnë nga përplasja e mbrëmshme në qytetin e Kumanovës mes policisë dhe një personi, ende në kërkim, që tentoi t’i vinte zjarrin një veture të policisë në ambientet e brendshme të saj. Në momentin që policia ka pikasur personin ka tentuar të ndalojë të dyshuarin, por ky i fundit i është kundërpërgjigjur me të shtëna armë zjarri (siç shihet edhe në foto), duke shtënë të paktën tri herë mbi veturën e policisë që ishte në ndjekje të tij. Gjatë përplasjes me armë mësohet se në veturën e policisë ndodheshe një polic dhe një femër praktikante ku për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka marrë lëndime./Alsat