Detaje nga zjarri që kaploi makinën në Qendër të Shkupit, në pompë të benzinës

Detaje nga zjarri që kaploi makinën në Qendër të Shkupit, në pompë të benzinës

Dje rreth orës 14.00 në Shkup, në rrugën “Kliment Ohridski”, në pompën e benzinës ka shpërthyer zjarr në një makinë të tipit “Ford Fokus” me targa të Shkupit, që drejtohej nga personi me iniciale Gj.GJ (60).

Derisa personi me iniciale GJ.GJ ishte parkuar për të mbushur makinën me karburant, i njëjti pasi ka marrë shërbimet ka startuar makinën, e njëjta ka marrë flakë, me çka menjëherë ka kërkuar ndihmë nga të punësuarit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin me aparat kundër zjarrit.

Makina kishte marrë flakë në brendësi të pompës ës benzinës “Makpetrol” në Qendër të Shkupit, intervenimi ka qenë i menjëhershëm i njësiteve të zjarrfikësve dhe policisë, në fund gjithçka ka përfunduar pa pasoja.

Pasi janë ndezur alarmet janë evakuuar një pjesë e qytetarëve që kanë qenë për rreth për shkak të rrezikuar të zjarrit dhe eksplodimit të mundshëm gjithashtu përkohësisht ishte bllokuar rruga Arradhat Partizane deri në Ilindenska.

Derisa njëri nga të punësuarit në pompën e benzinës “Makpetrol” ka arritur me aparat kundër zjarrit të shuajë zjarrin brenda makinës, duke evituar kështu dëme më të mëdha.