Detaje të reja nga ngjarja në Elbasan, flasin dëshmitarët: Ishte horror, 71-vjeçari po përgatiste C4

Detaje të reja nga ngjarja në Elbasan, flasin dëshmitarët: Ishte horror, 71-vjeçari po përgatiste C4

Detaje të reja vijnë nga ekzekutimi i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan nga forcat RENEA, pas pesë orësh ngujimi në banesën e tij, ku qëlloi shumë herë me breshëri kallashnikovi ndaj uniformave blu.



Një dëshmitar, që ka biznes ngjitur me pallatin ku banonte i moshuari, rrëfen për gazetaren Dorjana Bezat, momentet e tmerrit. Dëshmitari tregon se ka pasur shumë të shtëna me armë, që kanë dëmtuar edhe dyqanin e tij.

“Të shtënat e para po, po të policisë jo. Më kanë qëlluar këtu, jo të frikësuar, po… E sheh ku është qëlluar drejt dyqanit. Pati gjithë ato të shtëna, jo një e dy. U shtriva brenda, andej në fund dhe ndenja aq sa zgjati. Ne nuk kishim dijeni që ai kishte armë”, rrëfen ai.

Ndërkohë, i pyetur se si e njihte viktimën Lefter Zhidru, dëshmitari shprehet “Si fytyrë dhe si fizionomi e njihja, në mënyrë tjetër nuk e njihja”.

Një tjetër dëshmitar nga vendngjarja rrëfen për gazetaren Bezat se plumbat i kanë rënë mbi makinë. “Ishte situatë horror, njerëzit të terrorizuar. Thonë se 71-vjeçari po përgatiste eksploziv C4”, thekson ai.