Detaje të reja për familjen që ishte izoluar për 9 vjet

Detaje të reja për familjen që ishte izoluar për 9 vjet

Jan Zon Van Dorsten është 25 vjeç. Ai shkoi në një kafene të zonës këtë të shtunë, porositi pesë birra dhe i tha të zotit se kishte nëntë vite që nuk dilte nga shtëpia.

Policia tha se fëmijët dhe babai i tyre po mbaheshin në një fermë rreth 100 km larg Amsterdamit, në Holandë.

Fëmijët u gjetën bashkë me babain në një dhomë të fshehur në qilarët e fermës.

Policia zbuloi se djali i madh kishte dalë edhe më herët nga shtëpia, dhe kishte nisur të postonte sërish foto në Facebook, siç kishte bërë 9 vite më parë.

Një burrë 58-vjeçar,  që nuk është babai i familjes, u arrestua të martën, por roli i tij ende nuk dihet.

Ferma ishte e marrë me qira dhe i zoti i fermës tha se pagesa ishte kryer gjithnjë në kohë dhe ai nuk dinte gjë që në pronë jetonin edhe njerëz të tjerë përveç personit që paguante qiranë.

I zoti nuk dinte as që qilari ishte kthyer në vendbanim, me dhoma të ndryshme.

Ferma ishte 200 metra nga rruga më e afërt dhe e rrethuar me pemë.