Detaje të reja rreth aksidentit në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, një person humb jetën

Detaje të reja rreth aksidentit në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin në komunikacion që ndodhi rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë tek fshati Obllavce, konfirmojnë nga policia.

“Në aksident kanë marrë pjesë një automjet mallrash të markës “Jeep Grand” me targa bullgare, e drejtuar nga 27-vjeçari F.A. nga Kumanova dhe automjet “Alfa Romeo. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë F.A., ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Kumanovës”, njoftojnë nga MPB.

“Lëndimet nuk janë kërcënim për jetën, ato kanë lëndime në gjymtyrët dhe prerje në fytyrë. Njëri prej tyre është dërguar në një vëzhgim diagnostik. Të gjithë janë mbajtur në spitalin e Kumanovës”, tha drejtoresha e spitalit Snezana Zaharieva.

Dy ambulanca nga Shërbimi i Urgjencës së Kumanovës ishin në vendin e ngjarjes, si dhe tre kamionë zjarrfikës nga brigadat e zjarrfikësve Kumanovë dhe Staro Nagoriçane.

Komunikacioni këtë pjesë të rrugës ende është në ndërprerje./Telegrafi/