Detaji tronditës/ Atentatin ndaj Kovaçeviç e ka porositur nga burgu ish-lojtari i Real Madridit

Detaji tronditës/ Atentatin ndaj Kovaçeviç e ka porositur nga burgu ish-lojtari i Real Madridit

Merr përmasa skandaloze atentati i para pak ditësh ndaj Darko Kovaçeviç, ish-lojtarit të Juventusit sot drejtues tek Olimpiakosi i Pierut.





Nga sa bëjnë me dije mediat greke, sulmi me armë ka qenë i porositur nga Raul Bravo, ish-lojtari i Real Madridi, bashkëlojtar me Kovaçeviç tek Olimpiakosi pak sezone më parë.

Bravo, aktualisht në burg, ka kërkuar të heqë qafe ose të frikësojë Kovaçeviçin, që sipas asaj çka thuhet, është në dijeni të skemave të trukimit të ndeshjeve të përdorura nga rrjeti kriminal ku Raul Bravo bënte pjesë.

Bravo së bashku me 10 persona të tjerë janë akuzuar nga autoritet spanjolle për shitje ndeshjesh në kampionatin spanjoll në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018.

TAGS