Detroit Pistons me vendim të rëndësishëm për Derrick Rose

Detroit Pistons me vendim të rëndësishëm për Derrick Rose
23:53 | 2 Nentor 2019

Skuadra e Detroit Pistons ka marrë një vendim të rëndësishëm për yllin e skuadrës, Derrick Rose.

Rose duket sikur po kthehet në formën e tij të dikurshme, pasi një kohë vuajti nga lëndime të shumta që ngadalësuan ritmin e tij.

Në këtë fillim sezoni të NBA, D-Rose i ka ngjasuar versionit të tij MVP, të vitit 2012, kur luante me Chicago Bulls.

Pas këtyre paraqitjeve, Detroit kanë marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me amerikanin.

Rose do të jetë ‘play maker’ – organizatori kryesorë i lojës së Pistons, gjatë mungesës së Reggie Jackson, transmeton lajmi.net.

D-Rose ka regjistruar 20.8 pikë për ndeshje gjatë gjashtë ndeshjeve të para këtë edicion. Kjo shifër është më e larta e tij që nga viti 2012. /Lajmi.net/

TAGS