Devijon gara me makina Renault Clio, përplasje të shumta dhe rrotullime në pistë (Video)

Devijon gara me makina Renault Clio, përplasje të shumta dhe rrotullime në pistë (Video)

Renault Clio Cup që është zhvilluar në Britani të Madhe, është kthyer në tollovi shkaku i përplasjeve të shumta dhe disa rrotullimeve.

Shoferët që po i prinin grupit, e kanë humbur kontrollin në kthesën e parë të xhiros së parë, duke shkaktuar ndeshje të një pas njëshme, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, i tregon tre makina Clio teksa afrohen shumë dhe dalin prej pisët, duke shkaktuar më pas vargun e aksidenteve.

Kjo është ndër rastet e rralla, që zhvillohen aksidente të tilla me makina që janë të destinuara për rrugë normale dhe jo për gara shpejtësie. /Telegrafi/