Dhënia e mandatit përshëndetet nga Brukseli

Pas dhënies së mandatit nga presidenti Ivanov, kryetarit të shumicës së re Parlamentare, Zoran Zaev, vjen dhe reagimi i Brukselit zyrtare me një deklaratë të përbashkët të Përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerinitë dhe eurokomisarit Johanes Hahn.

Përshëndesim vendimin e Presidentit Ivanov për dhënien e mandatit kryetarit të shumicës Parlamentare, z.Zoran Zaev për formimin e qeverisë dhe se ky është një hap shumë i rëndësishëm për formimin e qeverisë. Shpresojmë që kjo frymë konstruktiv të vazhdojë edhe më tutje dhe përfundimisht vendi të dali njëherë e mirë nga kriza politike. Tani presim formimin e shpejtë të qeverisë për të implementuar të gjitha pjesët e Marrveshjes së Përzhinos dhe reformat përparësore urgjente .

Ftojmë të gjitha partitë parlamentare të lenë mënjanë ndarjet dhe të punojnë së bashku në një agjendë të përbashkët, të çojnë  përpara vendin në reformat Euro-Atlanike. Kjo është ajo edhe ajo çfarë populli dëshiron dhe pret prej kohësh. Ne jemi gati të mbështesim qeverinë e re në përpjekjet e saj për reforma – thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe e eurokomisarit Johanes Hahn.