Një fëmijë shtatëvjeçar është në gjendje kr.itike, pasi e ka për.plasur një automobil në afërsi të fshatit Batincë të Shkupit. Siç kumton MPB, mbrëmë në orën 20:35 në urën e fshatit Lubosh drejtë f. Batincë, një automjet udhëtimi “Nisan Navara” me targa italiane, i drejtuar nga T.S (32) nga fshati Cërnivërv , i Shkupit ka për.plasur një djalë shtatëvjeçar nga fshati Cvetov i Shkupit.
Fëmija ka marrë lë.ndime të rë.nda trupore dhe është transferuar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mje.kësore dhe është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm dhe është në rre.zik jete. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup.