Dhoma misterioze nën ndërtesën e një objekti qeveritar kanadez (Video)

Arkeologët kanë parë se çfarë ndodhet brenda një dhome të nëndheshme, që ndodhet poshtë ndërtesës së një objekti qeveritar kanadez, që është zbuluar pa dashje.

Gjate renovimeve të kopshtit, është gjetur edhe ky bodrum misterioz i rrethuar nga gurët, në themelin e objektit të komunës së Nova Scotia të Kanadasë, transmeton Telegrafi.

Nga frika se mund të dëmtohet struktura, u shfrytëzua një kamerë me dirigjim, që të shikohet se çfarë kishte brenda dhe me çfarë është e ndërtuar.

Se për çfarë është shfrytëzuar kjo dhomë, ekspertët ende nuk kanë gjetur ndonjë përfundim, por besohet se është përdorur për nevoja ushtarake. Vazo qeramike, enë të mëdha dhe shishe nga materiali i fortë, janë disa prej materialeve të gjetura brenda.

“Mund të jetë një magazinë, që dikur është shfrytëzuar për të vendosur arkat me barot. Por, ende jemi në fazat e para të eksplorimit” thuhet në raportin e arkeologëve.

Artefaktet e gjetura brenda, i përkasin shekullit të XVIII dhe XIX, kur edhe besohet të jetë ndërtuar, por që nuk dihen arsyet pse është mbyllur. /Telegrafi/

TAGS