“Medo” është emri i koduar i administratorit të grupit në aplikacionin telekomunikues Telegram, i cili, këtë fundjavë, e shokoi opinioni publik në RMV, pasi u zbulua se kishte video pornografike dhe foto të vajzave nga Maqedoniae Veriut, disa prej tyre edhe në moshë të mitur. Grupi “Dhoma Publike” (Javna soba), i cili numëronte më shumë se 7.400 anëtarë, filloi të tkurret këto ditë pasi MPB konfirmoi se do të hapte një hetim, i cili më pas u riemërua si grup “Vetëm për të rritur” dhe më pas pat tentativa për t’u fshirë.
Ky grup edhe më tej vazhdon që të jetë publik, por në të janë fshirë të gjitha postimet.