10 April 2018 / 16:10
Kreu i Kuvendit dhe ministri i shoqërisë Informatike identifikuan protestuesit e dhunshëm të 27 prillit në Kuvend. Xhaferi identifikoi pesë persona nga të akuzuarit Stojan Pavllovskin, Andrej Micovin, Nikollçe Dimitrievskin, Kire Gjorgievskin dhe Oliver Osavkovskin. Për këto Xhaferi tha se ishin të parët që kishin filluar sulmin ndaj deputetëve. Ai tha se nuk e ka parë se kush e kishte sulmuar Ziadin Selën.
Selën e kam parë kur qëndronte në krahun tim të majtë, nuk pa pasur lëndime të dukshme. Më pas, duke u përgjigjur në thirrjet telefonike, Sela kishte dalë nga salla. Nuk e pashë kur dhe ku shkoi. Pastaj dëgjova protestuesit bërtitnin ‘Me Selën mbaruam, tani është radha juaj’. Pastaj Todorovi më njoftoi se gjendja e Selës dhe e Sheqerinskës nuk është e mirë dhe se të dy i kanë dërguar në urgjencë – deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mnçevski tha se shënjestër konstante e protestuesve ishte Ziadin Sela dhe deputetë tjerë. Për dallim nga Xhaferi, Mançevski tha se të gjithë 10 të akuzuarit i kishte parë në sallë duke shpjeguar momentin se si e kishin goditur Selën i shtrirë për tokë, e goditnin me grushte dhe si koka e tij tundej sa nga njëra anë në tjetrën nga goditjet.
E pashë se ishte i lënduar. Kishte gjak në kokë. Dëgjova kërcënime edhe për atë personalisht, por edhe për Zoran Zaevin dhe të tjerët. Në një moment Selën e shpallën të vdekur dhe filluan ashtu të festojnë mbi Selën. Mbaruan me të dhe u nisën drejt Zoran Zaevit. Përgatiteshin për ta varrë – deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.
Avokati i Ziadin Selës i vlerësoi si pozitive identifikimin e të akuzuarve nga ana e dëshmitarëve. Sipas tij, kjo do të ndihmojë edhe më shumë në zbardhjen e plotë të rastit dhe do në marrjen e dënimit të duhur për personat që kanë kryer vepër penale duke ushtruar dhunë mbi deputetët.
Për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela akuzohen dhjetë persona, Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov, Stojan Pavlleski-Kobra, Kire Gjorgievski dhe Cene Gjorgjievski.
Besian Leka