Dhunohet Trejsi Sejdini? Dalin pamjet, ku dy të rinj e qëllojnë brenda mjetit luksoz

Dhunohet Trejsi Sejdini? Dalin pamjet, ku dy të rinj e qëllojnë brenda mjetit luksoz

Një video e publikuar ditën e djeshme po qarkullon në mediat sociale, ku shfaqen dy presona të maskuar, që dhunojnë dikë brenda një makine luksoze.





Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa pamjet janë publikuar nga “Jeta Osh Qef”, ku thuhet se brenda makinës dyshohet të ketë qenë ish-Miss-i shqiptar, Trejsi Sejdini. Dyshimet se mund të jetë rrahur Trejsi janë, pasi bukuroshja ka publikuar fotot, ku shfaqet duke pozuar pikërisht pas kësaj makine, që del në video.Por, në të vërtetë, nuk dihet nëse ka qenë Trejsi, vajza që rrihet brenda makinës, apo dikush tjetër.

Kujtojmë që Trejsi Sejdi është një ndër vajzat më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Shpeshherë ajo është kryefjala e mediave, për shkak të sherreve dhe jetës luksoze, që reklamon në rrjetet sociale, apo edhe lidhjes me një trafikant droge.

TAGS