Dibranët përballen me mungesën e ujit të pijshëm

Dibranët përballen me mungesën e ujit të pijshëm

Në Dibër, nga disa orë në ditë nuk ka ujë të pijshëm. Situata më kritike është në të ashtuquajturin rajonin e tretë dhe në vendbanimet Venec 1 dhe Venec 2, si dhe në ndërtesat më të larta të banimit. Banorët thonë se i gjithë qyteti nuk ka ujë pothuajse çdo ditë, zakonisht mes orës 13:00 dhe 17:00, dhe në disa pjesë edhe më gjatë. Ky është një problem që ka vazhduar për shumë vite. Dibranët thonë se partitë kanë premtuar vite me radhë se problemi do të zgjidhet, por gjithçka që mbetet është një premtim.

“Nuk e di kur do të zgjidhet ky problem. Ata thonë se po keqpërdoret, dhe ne po kërkojmë zgjidhje të problemit nga autoritetet, nga komuna, sepse sistemi i furnizimit me ujë është nën kompetenca të komunës”.

“Nuk ka pasur ujë që nga dita e djeshme në mëngjes, sepse rezervuari po pastrohet. Pak ujë erdhi dje, por u zhduk shpejt, sigurisht nuk është pastruar plotësisht”.

Kryetari i Komunës Hekuran Duka thotë se ka marrë tashmë masa të përkohshme për të lehtësuar situatën aktuale, duke ndërtuar një rezervuar për furnizimin me ujë të pjesës së vjetër të Dibrës.

Studimi është realizuar nga profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Shkup, me qëllim të zbulimit të shkaqeve të kësaj situate. Duka thotë se problemi më i madh qëndron te lidhjet ilegale dhe përdorimi i ujit për qëllime të papërshtatshme. Ata kanë ngritur një komision për t’i zbuluar ato si dhe për të kontrolluar keqpërdorimin e ujit të pijshëm.

Miki Trajkovski