Dieta për shëndetin e zemrës/ Ja çfarë rekomandohet për parandalimin e ripërsëritjes së një episodi kardiak

Dieta për shëndetin e zemrës/ Ja çfarë rekomandohet për parandalimin e ripërsëritjes së një episodi kardiak

Sëmundjet kardiake, shkaku kryesor i humbjes së jetëve





Sëmundjet kardiake janë shkaku kryesor i vdekjeve sot për sot në pjesën më të madhe të botës. Shumë energji dhe para janë shpenzuar nga komuniteti shkencor për gjetjen e ilaçeve për sëmundjet e zemrës dhe shumë pak është investiguar roli i ushqimit në parandalimin dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve. Në këtë artikull, do të lexoni një përmbledhje të të dhënave shkencore dhe rekomandimeve dietetike për trajtimin e pacientëve pas një episodi kardiak.

Disa studime epidemiologjike kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës (ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, pesha trupore normale dhe ndërprerja e alkoolit/duhanit), kanë ulur me 45-80% incidentet kardiake. Sa më të mëdha ndryshimet ne këto aspekte, aq më e madhe mbrojtja nga episodet kardiake.

Dieta DASH – Dieta qe ul tensionin

Në studime të shumta, dieta DASH (Dietary Approach to Stop Hypertension) rezulton me efekt pozitiv në uljen e dështimit kardiak, incidenteve dhe hipertensionit. Kjo dietë konsiston në:

1.Konsum të rritur të perimeve, frutave, fasuleve, drithërave integrale, frutave të thata

2.Konsumin e 3 racioneve peshk të kaltër në javë, mundësisht peshq të vegjël që konsumohen bashkë me hala.

3.Uljen drastike të yndyrës së bulmetit dhe marrjen e 3 racioneve qumësht – kos pa yndyrë

4.Konsumin e jo më shumë se 3-4 vezëve në javë

5.Konsumin vetëm të vajrave bimor, jo më shumë se 2-3 lugë të mëdha në ditë

6.Uljen drastike të mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij

7.Kufizim të sheqerit

8.Minimizim të kripës

Krahasuar me rekomandimet tradicionale dietetike për shëndetin e zemrës, dieta DASH ka ndikuar më shumë në elasticitetin e arterieve të mëdha, në kapacitetin e të ushtruarit dhe në cilësinë e jetës, dhe të gjitha këto, pa rënë në peshë.

Dieta Mesdhetare, mbrojtje e vërtetuar

Dieta mesdhetare ka disa të përbashkëta me dietën DASH, si p.sh. konsumi i rritur i fruta/perimeve, frutave të thata dhe fasuleve, peshkut dhe kufizimi i mishit të kuq. Ndryshimi qëndron se dieta mesdhetare nuk është aq e varfër në yndyrë sa dieta DASH, përfshin pak bulmet dhe nënprodukte si djathi, vajin e ullirit si yndyre kryesore, erëzat e njoma dhe konsumin e moderuar të verës së kuqe. Sikurse edhe dieta DASH, dieta mesdhetare ka treguar efekte veçanërisht protektive ndaj dështimit kardiak dhe ripërtëritjes së episodeve.

Dieta pas Infarktit

Rekomandimet deri më tani theksojnë një dietë të bazuar në ushqime me prejardhje bimore, të varfër në yndyrë dhe të pasur në fibra dhe antioksidues.

Ushqimet që mbrojnë nga dështimi kardiak:

1.Perimet

2.Frutat

3.Fasulet

4.Drithërat e plotë

5.Proteinat e sojës

6.Vaji i ullirit

Ushqimet që mendohet të kenë efekt mbrojtës, për të cilat të dhënat nuk janë shumë bindëse:

1.Frutat e thate dhe farat

2.Mishi i pulës

3.Peshku i yndyrshëm

4.Bulmeti

5.Ushqimet që lidhen me rrezik kardiak të rritur

6.Mishi

7.Ushqimet me kripe (përfshirë frutat e thatë dhe farat e kripura)

8.Ushqimet e skuqura

9.Peshku i skuqur

10.Pijet e sheqerosura

Mesazhi përfundimtar

Zëvendësoni bukën e bardhë me bukë të zezë dhe orizin/makaronat e bardha me variantin integral

Zëvendësoni çdo lloj yndyre me vaj ulliri të shtypur në të ftohtë

Bazoni dietën tuaj në ushqime bimore si drithërat, fasulet, perimet, frutat dhe frutat e thatë

Largoni mishin dhe veçanërisht sallamet, proshutat, produktet e tymosura

Evitoni konsumin e konservave

Konsumoni 3 herë në javë peshk të vogël të kaltër

Konsumoni 2 herë në javë fasule ose thjerrëza si vakt kryesor dhe shtoni shpesh nëpër sallata fasule me ngjyrë ose qiqra

Zgjidhni kosin pa yndyrë nga bulmeti dhe sasi të moderuara djathi, mundësisht pa kripë

Eliminoni kripën sa më shumë

Nëse konsumoni alkool, preferoni verën e kuqe dhe atë me pakicë

Ecni çdo ditë të paktën 30 minuta me ritëm të shpejtë

Konsumoni bashkë me mëngjesin sipas stinëve: lëng shege, lëng thane, lëng boronice ose lëng portokalli. Nëse nuk merrni mjekim, mund te konsumoni edhe lëng qitro

Mos konsumoni me shume se 6 veze ne jave

Kontrolloni vitaminën D në gjak dhe sigurohuni të jetë në nivele optimale, ndryshe merrni suplement.

TAGS