Digjet nga flakët banesa në Fier, kryefamiljari mes lotëve: Është dëmtuar çdo gjë

Digjet nga flakët banesa në Fier, kryefamiljari mes lotëve: Është dëmtuar çdo gjë
Tash esht Koha

Një banesë është përfshirë nga flakët në Reth Libofshë në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi se fatmirësisht nuk kishte njëri brenda banesës.



Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një masë me energjinë elektrike. Kryefamiljari Aliosha Simaku tregoi se zjarri ka djegur çdo gjë.

“Djali dhe nusja nuk kanë qenë në shtëpi. Është dëmtuar çdo gjë. Dëgjova kallamat që po digjeshin dhe kërcisnin”, tha mes lotëve i zoti i shtëpisë.

Tash esht Koha