Digjet shtëpia në të cilën ishte vrarë nga burri Valbona Marku dhe bija e saj

Digjet shtëpia në të cilën ishte vrarë nga burri Valbona Marku dhe bija e saj

Ka marrë flakë shtëpia e familjes së ndjerës Valbona Marku, e cila bashkë me vajzën e saj qe vrarë nga ish-burri i saj, Pjetër Ndrecaj.

Një zjarr i madh në këtë shtëpi ka filluar në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa shkaktarët nuk dihen.

Rastin e ka konfirmuar e policia në rajonin e Gjakovës.

Lirije Podrimaj, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë shpejt në vendin e ngjarjes dhe ai është lokalizuar tashmë.

“Në ora 21:20 të datës 23.05.2019 Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë. Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me raport mbi shkakun e zjarrit. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj.

Ndërsa Kujtim Marku, vëllai i të ndjerës ka thënë se lajmin për zjarrin në shtëpinë e tij e ka marrë nga shoqëria, përcjell televizioni publik.

“Ne nuk e dimë se si ka ndodh zjarri, nuk jetojmë aty. Në shtëpi asgjë s’ka pasur në rrymë dhe është shumë e çuditshme se si ka ardhur deri te zjarri”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Pjetër Ndrecaj më 1 prill ishte rrëfyer se si ndodhi vrasja e gruas dhe vajzës

TAGS