Mjeku i mirënjohur Artan Dika, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thumbuar kreun e BDi-së Ali Ahmeti.
Ai përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar se “ëndrrën e realizuan”, shumë halabakësh, gilipterësh, injorantësh e batakçinjsh, e gjitha kjo falë Ali Ahmetit.
“Vetëm desha t’i them Aliut se fal tij një grumbull halabakësh, gilipterësh, injorantësh e batakçinjsh e kanë realizuar tashmë ëndrrën. Fal teje tipa rrugaçë janë bë milionerë pa asnjë ditë pune, brekëgrisurit janë bë biznesmenë me paratë e plaçkitura të popullit, injorantët janë bë drejtorë e funksionerë me vetëm dy ditë shkollë e pa asnjë libër të lexuar e laperat janë bë faktorë në shoqëri duke ardhur nga nëntoka e krimit.
… me ndihmën tënde, edhe të tjerë si këta presin në radhë ta realizojnë të njëjtën endërr duke thënë: “PSE JO?!”, ka shkruar Dika.