Dikur shkatërronte Arsenalin, tani punon si aktor

Dikur shkatërronte Arsenalin, tani punon si aktor

Valencia ka kujtime të mira evropiane kundër Arsenalit, teksa dy ekipet përgatitet për t’u takuar sërish në këtë edicion të gjysmëfinaleve të Europa Ligës, edhe pse ndeshjet e mëparshme i takuan Ligës së Kampionëve.

Dy ekipet luajtën dy herë radhazi në dy sezone dhe në të dyja rastet një njeri ishte mbi të gjithë, John Carew.

Gjatë sezonit 1999/2000, ‘Los Che’ mposhtën ‘Gunners’ me rezultat 2-1, ndërsa sulmuesi norvegjez shënoi dy herë dhe la pas Arsenalin në fazën e grupeve, përcjell lajmi.net.

Një vit më vonë, ai e bëri përsëri. Kësaj rradhe ishte në çerekfinale, ku Valencia fitoi 1-0 dhe 2-1 në të dyja ndeshje, me Carew që shënoi në secilën ndeshje.

Tani, në ditët e tij pas futbollit, ai është futur në botën e kinemasë dhe është shfaqur në disa filma. ‘Dead of Winter’ (2014) dhe ‘Hovdinger ‘(2015) ishin dy filmat në të cilët ka luajtur ai.

Për momentin, ai ka një rol të vogël në “Maleficent 2”, “blockbuster” i Disney-it me Angelina Jolie. /Lajmi.net/

TAGS