Franca mbetet e pavendosur për miratimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE. Ambasadori francës në Shkup Kristian Timonie, deklaroi se vendi i tij vlerëson reformat e bëra në vend por thekson se standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane. Jemi duke reflektuar. Këto reflektime kanë qenë të ndihmuara edhe nga vizitat rishtazi të ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov në Paris. Autoritetet franceze kanë ndarë vlerësimet e tyre të larta për Marrëveshjen e Prespës, njëkohësisht kanë vlerësuar edhe reformat që po bëhen. Ata kanë këmnëbgulur vazhdimisht për konsolidimin e shtetit të së drejtës, njëkohësisht kanë përsëritur qëndrimin e presidentit Makron për Ballkanin Perëndimor. Cilido qoftë vendimi që do të merret me vendet e tjera anëtare, këtu duhet të mbizotërojë stabiliteti dhe njëkohësisht prosperimi dhe zhvillimi. E di se ajo që ju kërkoni është data, por njëkohësisht duhet që standardet e këtij vendi duhet të përkojnë me standardet evropiane”-pohoi Kristian Timonie, ambasador i Francës. Ndërkohë, zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka vazhduar turneun e vizitave të tij në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së për t’i bindur ata se Shkupi meriton datë. Në Varshavë të Polonisë, Osmani ka marrë mbështetje nga ministri Jashtëm polak dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes
- Çfarë ka ndodhur me fytyrën e Santianës? Shfaqet në këtë gjendje!
- E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
- Ahmeti nga Vrapçishti: Fronti Europian nuk është i përkohshëm por do të jetë për punë dhe veprimtari më të gjatë
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion