Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-së në Shkup, Kejt Mari Bërns, e cila ia dorëzoi kopjet e letrave kredenciale për emërimin e saj si ambasadore në vendin tonë.
Ministri Dimitrov, siç informojnë nga MPJ, në takimin me Bërns ka shprehur pritje se trendi jashtëzakonisht pozitiv i raporteve mes dy vendeve mike do të vazhdojë me sukses të zhvillohet edhe gjatë mandatit të saj.
“Vini në një kohë të mundësive. Kemi bërë shumë në drejtim të plotësimit të qëllimeve tona strategjike kyçe, edhe pse ka akoma punë para nesh. Progresi ynë do të mundësojë që të ndikojmë pozitivisht edhe mbi rrugën evropiane dhe euroatlantike të rajonit”, deklaroi ministri Dimitrov.
Dimitrov, gjithashtu, u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme nga SHBA-ja për realizimin e aspiratave euroatlantike të shtetit tonë, me bindje se e njëjta do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në të ardhmen.
Ambasadorja e sapoemëruar Bërns, ka shprehur kënaqësi nga mundësia të punojë dhe personalisht ka kontribuar në përforcimin e raporteve mes dy shteteve.
“Progres u shkëlqyer është bërë në Maqedoninë e Veriut. Është me rëndësi të shfrytëzohet ky momentum drejt hapjes së mundësive dhe perspektivave për shtetin”, deklaroi Bërns, duke e përsëritur mbështetjen e qeverisë amerikane për vazhdimin e axhendës sonë reformuese. .