Mbështetja franceze në kontekst të rrumbullaksimit të suksesshëm të tregimit tonë evropian këtë vit, ishte tema kryesore në takimin e zpëvendës kryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës, Kleman Bon në Paris.
“Mbështetja parimore franceze e shprehur edhe përmes qasjes së re për negociata, është edhe një element i rëndësishëm në periudhën kyçe për miratimin e dokumentit i cili do të mundësojë fillimin e procesit negociues këtë vit. Element që jep të drejtë të besojmë në sukses që i duhet edhe Evropës”, theksoi Dimitrov, i cili me takimin me Bon e filloi vizitën në Francë, e para pas formimit të Qeverisë së re.
Duke potencuar rolin e Francës si një nga shtyllat e Unionit, Dimitrov tha se sa më shpejtë që vendet anëtare të arrijnë konsensus për Kornizën Negociuese, aq më shpejtë do të mund të fillojmë fazën e fundit të negociatave aderuese dhe nga transformimi i suksesshëm i shoqërisë sonë.
“Në këtë mënyrë do t’i dërgohet sinjal pozitiv rajonit se evropianizimi është e vetmja rrugë për përforcim themelor të proceseve demokratike dhe mundëson rritje dhe zhvillim ekonomik, dhe me këtë edhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, tha zëvendës kryeministri Dimitrov nga Parisi.
Dimitrov dhe Bon u dakorduan se me miratimin e kornizës dhe realizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare do të valorizohen të gjitha përpjekjet dhe sukseset të cilat i arritëm periudhën e kaluar edhe në aspektin e reformave, por lidhur edhe me mbylljen e çështjeve bilaterale me fqinjët – arritje e Maqedonisë së Veriut, por arritje edhe e Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare”.
Nga ana franceze u riafirmua gatishmëria për ndihmë në realizimin e asaj që do të jetë sukses i ndërsjellë dhe se negociatat do ta ndjekin metodologjinë e re, e cila do të kontribuojë për dimension të përforcuar politik dhe parashikueshmëri të procesit.
Gjatë takimit në Paris, Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Senatin e Francës, Zhan Fransua Rapen, me Izabel Dumon, këshilltare diplomatike për Evropën kontinentale dhe Turqinë në kabinetin e presidentit Makron, Karolin Vino, zëvendëse e sekretarit të përgjithshëm për çështje evropiane pranë Qeverisë së Francës dhe Liliana Tangi, deputete në Parlamentin kombëtar.
Në fokusin e bisedimeve, sipas SÇE-së, do të jetë mbështetja e Francës në këtë fazë kyçe të euro-integrimeve tona – mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në deri në fund të vitit; dinamika e miratimit të Kornizës negociuese, ndërsa do të bisedohet edhe për progresin e Maqedonisë së Veriut, të notuar në Raportin e Komisionit Evropian, si dhe për prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së, në të cilat Qeveria do të jetë e fokusuar në periudhën e ardhshme.