18 Mars 2019 / 10:33
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel ku do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Mëngjesi organizohet nga ministri i Jashtëm grek Jorgos Kathrugalos dhe Teodor Meleskanu, ministri i Jashtëm i Rumanisë, vendi ky që udhëheqë me BE-në. Mëngjesi për miqtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet para Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Bruksel.
Sipas MPJ-së, Dimitrov do të brifojë për arritjet vijuese në kontekst të eurointegrimeve, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, rezultateve të reformave dhe pritjet e përgjithshme nga vendet-anëtare në drejtim të arritjes së vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese me vendin në qershor të këtij viti.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë njoftojnë se në mëngjesin e punës “me miqtë e Maqedonisë së Veriut”, lëndë e bisedimeve do të jetë vijimi integrues i vendit drejt BE-së dhe do të theksohet rëndësia nga zbatimi i axhendës reformuese dhe Marrëveshjes së Prespës.
Dimitrov dhe Osmani do të jenë pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në takimin e nesërm të rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim midis vendit tonë dhe BE-së. Duke pasur parasysh presidencën rotuese, me takimin do të kryesojë kryeministri Zaev, ndërsa bashkëkryesuese do të jetë përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Këshilli do të përfaqësohet edhe nga eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han, ndërsa në delegacionin tonë qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska. Gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel është parashikuar që Dimitrov të realizojë takim me Han dhe të ketë takime me disa ministra të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së si dhe takime të tjera me përfaqësues të institucioneve evropiane.
Loading…