Alsat 2019-04-09T13:12:32+02:00
Nesër, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën Federale të Gjermanisë ku së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të mbajnë brifing para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, në kuadër të Bundestagut.
Në kuadër të vizitës Osmani dhe Dimitrov do të mbajnë takime edhe me Ministrin Shtetëror për Evropë, Mihael Roth, me Kryetaren e CDU të Gjermanisë, Anagret Karenbauer, si dhe me deputetin në Bundestagun Gjerman, Johan Vadepul.
Në takime priten të hapen temat për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet euro- atlantike, mbështetja në këtë drejtim nga ana e RF të Gjermanisë, në prag të Raportit të Komisionit Evropian, si dhe samitet e qershorit të Bashkimit Evropian.
Loading…