Alsat 2020-07-08T19:24:09+02:00
Bartësi i listës së LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore Nikolla Dimitrov tha se pavarësisht se në cilën pozitë do të ndodhet pas zgjedhjeve, personalisht do të angazhohet dhe do të jetë zëri i qytetarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai kërkoi votën e qytetarëve pasi siç tha nuk do të ketë shans të dytë
“Në resorin tim e lash shpirtin. Atë mal të lartë e kaluam, arritëm qëllime prej dekadave, hymë në NATO dhe jemi afër nisjes së bisedimeve me BE-në. Sot dua të ju premtoj personalisht, që të njëjtën energji që e kam investuar për malin e parë të lartë, do të angazhohem që në këtë shtet të ketë drejtësi. Të gjithë e kemi të qartë se cila është beteja e radhës, ajo është beteja kundër korrupsionit, krimit dhe nëntokës- deklaroi Nikolla Dimitrov, Bartës i LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore.