Dimitrov: Do të bëjmë gjithçka që të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

Dimitrov: Do të bëjmë gjithçka që të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

Vendimi për fillim të bisedimeve me BE-në do të jetë ose sukses i përbashkët ose mos sukses i përbashkët, para se gjithash i Evropës. Do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare, fillimi i së cilës në asnjë mënyrë nuk guxon të varet nga çështje identitare. Kështu shprehet zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, në paraqitjen e sotme për media, pas dështimit të komisionit për çështje historike të vendit tonë dhe Bullgarisë, raporton SHENJA.

Duke folur për situatën momentale të krijuar nga Bullgaria, ai përmendi se në preambulën e Marrëveshjes me Bullgarinë thuhet se duhet të ketë respekt të ndërjselltë, ndërsa neni 2 i saj flet për obligimin e Bullgarisë që të ndihmoj në rrugën tonë evropiane. Sipas tij, nuk mund edhe të jesh evropian edhe të përzihesh në vetë-përcaktimin e identiteti të një populli.

“Në këtë periudhë do të kemi vazhdimisht përpjekje diplomatike, të gjejmë dalje nga kjo situatë. E drejta jonë për vetë-përcaktim në shekullin 21 në këtë kontinent nuk mund të jetë diskutabile dhe nëse gjuha maqedonase bëhet pengesë për integrimin në BE, do të jetë shumë polemizues edhe parafjala në emrin e kësaj organizata sui generis ‘Bashkimi Evropian’, sepse nuk mund të jeni evropian dhe të përziheni në të drejtën e një populli, të thoni çfarë është dhe çfarë gjuhe flet”, ka deklaruar Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.