24 Shtator 2018 / 14:03
Disa ditë para referendumit të 30 shtatorit, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov tha se ndryshimet kushtetuese nuk ishin lëndë e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe nuk janë të përcaktuara me Marrëveshjen e Prespës. Shefi i diplomacisë tha se deri në fund të vitit, duhet të përfundojnë katër ndryshimet kushtetuese e të cilat kanë të bëjnë me: përcaktuesin gjeografik “e Veriut”, garancinë edhe më precize se vendi nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë; kujdesin për të drejtat e diasporës në botë dhe konkretizimin e vendimeve kushtetuese të KAÇKM-së në preambulë.
Ata nuk janë të përshkruara e as nuk janë negociuar. Ndryshimet kushtetuese do t’i formulojë Kuvendi i RM-së, me shumicë të kualifikuar prej 2/3, me debat publik, me debat në komisione, ky është proces me afate rigoroze që janë të parashikuara me Rregulloren e Kuvendit të RM-së”- u shpreh Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.
Dimitrov kujtoi edhe një herë se marrëveshja për ermin nuk cenon identitetin e popullit maqedonas.
Për ne termi “Maqedoni” dhe “maqedonase” e nënkuptojnë territorin tonë, gjuhën tonë-gjuhën maqedonase, popullin tonë-popullin maqedonas, me të gjitha atributet, me historinë tonë, me kulturën tonë, me trashëgiminë tonë kulturore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi atëherë kur Kuvendi grek do ta ratifikojë edhe marrëveshjen edhe protokollet për anëtarësimin tonë në NATO”- theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.
Sipas Dimitrovit, Qeveria do të heq dorë nga marrëveshja nëse më 30 shtator shumica voton kundër. Gjithsesi në rast se shumica voton pro procedura do të kalojë në duar të institucioneve, madje edhe po të mos arrihet cenzusi.
Anesa Saliu