Dimitrov: Hyri në fuqi Ligji i PP, qytetarët do të fitojnë shtet ligjor

Dimitrov: Hyri në fuqi Ligji i PP, qytetarët do të fitojnë shtet ligjor
Tash esht Koha

Kandidati për deputet dhe bartës i listës së LSDM-së në NJZ1, Nikolla Dimitrov deklaroi se sot është ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për etjen për drejtësi të popullit të Maqedonisë, kur hynë në fuqi, siç tha, Ligji i miratuar me vështirësi me dy të tretat për PP, ligj për të cilin të dy eurokomisarët edhe ai paraprak edhe ky aktual Han dhe Varhei na thanë se është i rëndësishëm për kandidimin tonë në sytë e Brukselit, të BE-së.

“Disa vende kanë kërkuar në mënyrë shumë eksplicite që ky ligj të miratohet, siç është Holanda dhe veçanërisht Parlamenti holandez, ligj që pas një viti e gjysmë negociatash të vështira në përpjekje për të arritur konsensus politik u miratua me shumicë prej dy të tretave, por pa pjesëmarrjen e opozitës DPMNE. Pse them ditë e madhe? Së pari, për shkak se çështjet që kishin të bënin me bisedat e përgjuara që po hetonte, ngrite akuza dhe shkonte para gjykatave, ish-PSP për shkak të këtij ligji nuk do të shkojnë nën qilim. Së dyti, ky ligj lejon që prokurorët publik të mos drejtohen nga partitë politike, por nga vetë prokurorët”, tha Dimitrov në prononcimin para ndërtesës së Prokurorisë Publike.

Derisa zgjaste deklarata e Dimitrovit, zëdhënësi i VMRO-DPMNE Naum Stoilkovski ndërhyni në deklaratën e tij dhe pyeti nëse do të parashtrojë në Prokurori të dëgjohet përmbajtja e incizimit të publikuar në Jujtjub mes biznesmenit malazez Miodrag Davidoviq dhe Zoran Mileski Kiççec.

Dimitrov përsëriti se do të ketë drejtësi për qytetarët dhe siç potencoi, nuk do të ulet në atë nivel.

Tash esht Koha