Alsat 2019-04-05T11:44:25+02:00
Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembuj për unitet në veprim. Ne, tre shtetet jemi bërë “më të mëdha” pa ndryshimin e kufijve, deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dje në Takimin e ministrave të punëve të jashtme të NATO-s, që u mbajt në Uashington, në ditën kur Aleanca Veriatlantike e kremton 70-vjetorin, dhe ku është nënshkruar Traktakti themelues.
“Për ne kjo është një ditë e veçantë, sepse bëhet fjalë për një takim të parë të llojit të këtillë, me të drejtë të barabartë të diskutimit, merr pjesë shteti ynë.
Në pjesën e dytë të takimit, siç kumtoi MPJ-ja, Dimitrov konkretisht është përqendruar në kntributin shumëvjeçar të vendit në Afganistan, gatishmërinë për mbështetjen e misioneve të NATO-s për sigurimin e paqes dhe stabilitetit së qëndrueshëm në Afganistan dhe Irak, si dhe kontribut të caktuar financiar në fondet.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në hapjen e sesionit punues i shprehu mirëseardhje ministrit Dimitrov dhe edhe njëherë potencoi se pret që sa është e mundur më shpejt përmbylljen e procesit të ratifikimit në të gjitha shtetet.
“Na paraqet mirënjohje dhe kënaqësi të veçantë që të gjithë ministrat dërguan urime të sinqerta për karrigen e merituar#, në tryezën e aleatëve”, tha në këtë kontekst Stoltenbergu.
Takimi, prej të cilit doli deklarata e përbashkët, ishte përkushtuar në ndarjen e përgjegjësive midis aleatëve, përshtatshmërinë e Aleancës ndaj kërcënimeve të reja për sigurinë e njerëzve. Vëmendje e konsiderueshme ishte përkushtuar në “gjendjen e paparashikueshme dhe sfiduese të sigurisë”, veçanërisht rrezik konstant nga terrorizmi, agresioni i rritur rus dhe shkelja e të drejtave të njeriut, kërcënimet kibernetike dhe hibride. Bashkërisht u konstatua se sfidat e reja imponojnë qasje të re drejt çështjeve të sigurisë, qëndron në kumtesën e MPJ-së.
Qëndrimi i shefit të diplomacisë në Uashington ishte përmbyllur me takime me kolegët e tij të punëve të jashtme të Hungarisë, Portugalisë dhe Polonisë.
Ministri në takimet është interesuar për ratifikimin e Protokollit për në NATO, ndërsa lëndë e bisedës ka qenë edhe mbështetja e këtyre vendeve për fillimin e negociatave me BE-në.
Shefi i diplomacisë së Hungarisë Peter Sijarto e ka potencuar pozicionin e tyre të qartë për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut pa anulim. Me delegacionin e Polonisë është biseduar lidhur me shfrytëzimin e fondeve të BE-së, theksohet në kumtesën e MPJ-së./mia
Loading…