Për ne maqedonasit, gjuha maqedonase është çështje e mbyllur, si në shtëpi ashtu edhe në botë. Çdo miqësi, për të qenë e vërtetë, dhe integrimi evropian, për të qenë evropian, nënkupton të drejtën tonë për vetëvendosje.
Këtë, sot e ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili me ftesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, sot mori pjesë në promovimin e katër botimeve kapitale për gjuhën maqedonase.
Për të dhënë përgjigje të vërteta argumentuese dhe shkencore në lidhje me vazhdimësinë dhe evolucionin e gjuhës maqedonase dhe vendin e saj në studime dhe gjuhësi ndërkombëtare sllave, është qëllimi i katër botimeve kapitale për gjuhën maqedonase, të cilat sot u promovuan në pllajën para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut.