22 Shkurt 2019 / 18:40
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të zëvendëskryetares së Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë. Është paraparë që Dimitrovi të pritet nga presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
Vizita vijon vetëm disa ditë pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Loading…