Alsat 2019-08-18T17:51:12+02:00
Ministri i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov thot se rasti “Reket” duhet të jetë motiv shtesë në luftën për drejtësi, e jo, siç tha ai, arsye që të heqim dorë.
“Ajo që krimineli dëshiron të diskreditojë ndjekësin e tij nuk duhet të na befasojë. Na befason deri në çmenduri ajo që dikush duket se ka lejuar që etja për drejtësi të përdoret për të shuar etjen për para. Mundësia e përfshirjes së një prokurori nga ky institucion (PSP) në pazare me përgjegjësisë, rrit në maksimum nevojën për zbardhje të plotë dhe vendimtar, me të gjitha ndyrësitë që dolën në dritë, drejt kujdo që ata na qojnë. Megjithëse e gjithë historia është aq tmerruese sa që shpien deri në apati, edhe pse ai që do të duhej të përndjekte krimin është vënë në anën e kriminelëve, kjo duhet të jetë vetëm një motiv shtesë në luftën për drejtësi, dhe jo arsye që të heqim dorë. Zbardhje dhe drejtësi për rastin “Reket” por dhe për të gjithë kriminelët brenda dhe jashtë incizimeve”, shkruan mes tjerash Dimitrov në Facebook.
Në fund, ai thekson se as nuk ka pasur takim, as fotografi, dhe as nuk ka nënshkruar memorandum me të dyshuarin e parë në këtë rast, Bojan Jovanovski – Boki 13, duke theksuar: “Sigurisht që kjo nuk është në vetvete një krenari, përveç se më duket se kam pasur një parandjenjë të duhur”./Alsat
Loading…