Dimitrov: Të sigurohet atmosferë për zbardhjen e rastit “Reket”

Dimitrov: Të sigurohet atmosferë për zbardhjen e rastit “Reket”

Duhet të sigurohet një atmosferë politike dhe hapësirë për një hetim të vërtetë që të zbardhen të gjithë gjërat që dolën në dritë me rastin “Reket”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistë për TV21.

Ai theksoi se hetimi duhet të jetë i plotë, i paanshëm, për shkak se s’ka asnjë njeri mbi ligjin pa dallim të pozicionit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme për vendin.

“Është fakt që kemi skandal, fakt është se ky hetim është tepër i rëndësishëm dhe mendoj se duhet të bisedojmë për këtë asht siç duhet të flasim edhe për ligjin për prokurorinë publike”, tha shefi i diplomacisë

Ai nuk pret që e gjithë kjo të ndikojë në proceset euroatlantike.

“Mendoj se kemi mundësi në tetor, mendoj se do të na ndihmojë nëse japim dëshmi dhe argumente se çfarë kemi bërë, mundësitë rriten”, shtoi Dimitrov duke  shtuar se duhet të përfundojë koha e mosrespektimit të ligjit dhe prandaj rasti “Reket” duhet të zbardhet, sepse edhe vetë PSP-ja u formua  që të luftojë mosrespektimin e ligjit.