25 Tetor 2018 / 14:30
“Si gjyqësor duhet të jemi transparent drejtë qytetarëve. Gjyqësorit i nevojitet reformë. Jemi të vetëdijshëm se reforma nënkupton edhe reformë personale, jemi të vetëdijshëm se ka shumë persona të cilët nuk meritojnë të jenë gjykatës. Megjithatë jemi të vetëdijshëm se ndonjë trup i pavarur duhet shqyrtojë për secilin gjykatës se a e kryejnë mirë punën e tyre ose jo. Duhet që në emër të numrit të madh të gjykatësve, të cilët punojnë me nder dhe përkushtim, të themi se nuk dëshirojmë ta bartim turpin e disa gjykatësve të cilët nuk e meritojnë funksionin”, kështu deklaroi gjykatësja Aneta Dimovska nga Gjykata Themelore Shkupi 2 sot në ditën e hapur në Gjykatën Supreme me rastin e shënimit të Ditës evropiane për drejtësi qytetare dhe theksoi se të gjithë gjykatësit kanë emër dhe mbiemër dhe në çoftë se dikush nuk meriton të jetë gjykatës, duhet të largohet.
Në pyetjen e gazetarëve se si e sheh amnistinë aktuale eventuale si instrument politik dhe a do të nënkuptojë kjo diskualifikim të gjyqësorit, Dimovska potencon se asnjë gjykatës nuk duhet të merret me këtë.
“Amnistia është vendim politik, ndërsa gjyqësori punon sipas ligjeve. As nuk mundem, e as nuk e di se çka do të ndodhë në të ardhmen. Nëse më pyetni si qytetare nuk jam për amnisti. Secili duhet të përgjigjet për atë që e ka bërë”, tha ajo.