Dimovski dhe Milloshovski jashta komitetit ekzekutiv të VMRO-së

Dimovski dhe Milloshovski jashta komitetit ekzekutiv të VMRO-së

Para se sonte të mbahet komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së ku do të zgjedhet komiteti i ri ekzekutiv, në të flitet se nuk do të ketë vend për funksionerët e lartë të deritanishëm të partisë, përfshirë këtu Ilija Dimovskin dhe Antonio Milloshovskin, përcjell Aktuale.mk.

Vendimi përfundimtar do të dihet sonte, por Dimovski është shprehur se me të askush as që ka biseduar dhe as që është konsultuar.