Diplomati i lartë amerikan zbret në Shkup me një porosi: Maqedonia duhet të pres ende për ftesën e anëtarësimit në NATO

Diplomati i lartë amerikan zbret në Shkup me një porosi: Maqedonia duhet të pres ende për ftesën e anëtarësimit në NATO

Ndihmës sekretari për çështje evropiane i Stejt Departamentit në SHBA, Ves Miçel, sot gjatë takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, ka njoftuar se ende nuk është caktuar data ose koha e saktë, se kur mund të pritet që Maqedonia të marrë ftesë – për antëtrësim në NATO.  Por, megjithatë Mishel, ka përcjellur përkahjen e SHBA-ve në zgjedhjen e çështjes së kontestot të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ves Miçel: Maqedonia duhet të pres ende për ftesën e anëtarësimit në NATO

+ VIDEO/ LAJM/ ALMAKOS/ Ves Miçel: Maqedonia duhet të pres ende për ftesën e anëtarësimit në NATO Ndihmës sekretari për çështje evropiane i Stejt Departamentit në SHBA, Ves Miçel, sot gjatë takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, ka njoftuar se ende nuk është caktuar data ose koha e saktë, se kur mund të pritet që Maqedonia të marrë ftesë – për antëtrësim në NATO. Por, megjithatë Mishel, ka përcjellur përkahjen e SHBA-ve në zgjedhjen e çështjes së kontestot të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë…http://www.almakos.com/diplomati-i-larte-amerikan-zbret-ne-shkup-me-nje-porosi-maqedonia-duhet-te-pres-ende-per-ftesen-e-anetaresimit-ne-natoPërgatiti: Arbnora MemetiMontimi: Evi ShkopiKameraman: Dejan NedelkovskiAlmakos.com

Opublikowany przez Almakos.com 13 marca 2018

‘’Zgjidhja e vetme do të jetë zgjidhje e përbashkët. Maqedonia mori një hap të rëndësishëm në organizimin e bisedimeve, kurse kjo shton gjasat për zgjidhje të çështjes së emrit. Samiti i NATO-s vjen së shpejti, por ftesa për anëtarësim nuk është e saktësuar me ndonjë datë ose kohë se kur mund të ndodh,’’ deklaroi Miçel.

Nga ana tjetër Kryeministri, Zoran Zaev, është shprehur përsëri optimist, duke kërkuar që të ndihmohet nga vendet mike të Maqedonisë, raporton Almakos.

‘’Çështja e emrit është duke zgjatur për 25 vite, pra kemi të bëjmë me një çështje të vështirë dhe shqetësuese, por është mire që ti thirrni miqtë, në veçanti aleatët strategjik, siç është SHBA në Maqedoni. Megjithatë nëse do të jetë e nevojshme, presim ndihmë për të na inkurajuar të dyja palët,’’ ka thënë Zaev.

I pyetur nga gazetarët nëse diplomacia amerikane, do të kyçet në procesin e zgjidhjes së emrit në rast të ndonjë ndërlikimi në negociatat për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, Miçel u shpreh se SHBA është e gatshme të ndihmojë në këtë proces.

Vizita e sotme e Ves Miçel, është ndalesa e tij e dyte në kuadër të turit që ka ndërmarrë nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai dje ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa pasnesër do të shkojë në Athinë ku do të takohet me përfaqësues të qeverisë greke, e me të cilët do të diskutojë për problemin e emrit me Maqedoninë, dhe bashkëpunimin bilateral për përforcim në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve./Almakos

Arbnora Memeti